Rama mesazh: Dhuroni gjak, të forcojmë zinxhirin e solidaritetit
Kreu i qeverisë shkruan se përmes aplikimit në në e-Albania mund të rezervoni ditën dhe orën e dhurimit, e nëse jeni një grup punonjësish, duke aplikuar, vjen tek ju ekipi i Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.
Kryeministri fton të gjithë të dhurojnë gjakë në mënyrë që të forcohet kështu zinxhiri i solidaritetit për dhurimin vullnetar të gjakut, për të përmbushur nevojën jetësore për të sëmurët me talasemi dhe të gjithë ata që kanë nevojë.
“MIRËMËNGJES dhe me platformën online të dhurimit vullnetar të gjakut
që tani përmes aplikimit në e-Albania mund të rezervoni ditën dhe orën e dhurimit, e nëse jeni një grup punonjësish, duke aplikuar, vjen tek ju ekipi i Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, ju ftoj të forcojmë zinxhirin e solidaritetit për dhurimin vullnetar të gjakut, për të përmbushur nevojën jetësore për të sëmurët me talasemi dhe të gjithë ata që kanë nevojë
”, shkruan Rama në postimin e tij në “Facebook”.

