SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Mbajti mbi trup 1532 kg për 5 sekonda, shqiptari thyer rekord për ngritjen e peshave

Bujar Muli i ashtuquajturi Hulku ka thyer një rekord botëror dhe është në pritje të konfirmimit nga libri i Rekordeve Guinness. Ai ka mbajtur për 5 sekonda peshën 1531 kg dhe për këtë e kanë ndihmuar miqtë e tij të cilët i kanë vendosur dhe hequr thasët.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Muli ka treguar të gjithë këtë eksperiencë, duke theksuar se qëllimi i tij është të thyejë akoma më shumë rekorde.

“Rreziku ka qene shumë i madh dhe me thënë të drejtën më kanë ndihmuar shokët e mi, të cilëve u ka rënë rreziku me mi vendosë thasët dhe me i heq nja 4-5 herë. Megjithatë, hera e fundit ka qene shumë interesante, pasi njëri prej jurisë më është afruar te unë dhe unë në atë moment u lëndova në këmbën e majtë dhe më tha: ‘Lëre për një ditë tjetër’. Se e pa që ishte një rrezik shumë i madh dhe ka pasur frikë dhe publiku, më kanë dërguar më pas mesazhe dhe kanë qarë se kanë pasur frikë jashtëzakonisht. Herën e fundit kur e kanë pasur që më kanë mbetur dhe 6 thasë, miku im, që është dhe trajneri im, u ka thënë vazhdoni se unë në atë moment kam pasur një pozitë shumë të madhe, por ai e ka parë që unë kam pasur qendrueshmëri dhe pa më pyetur mua fare u ka thënë atyre të tjerëve që të vazhdojnë. Në momentin që ka filluar juria me numëru sekondat, atëherë nuk më kujtohet më se çfarë ka ndodhur.

Rekordi ka qene në plan të thyej me dy ton, po atëherë ka qene një vap shumë e madhe dhe kjo ka qene arsyeja pse e kemi lënë”, u shpreh ai.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?