SPRINT NEWS ALBANIA

Rajoni

Aksident tragjik në Greqi, vdesin pesë shqiptarë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Greqi, pasi një makinë është përplasur me një kamion në Edessa, duke sjellë vdekjen e 5 shtetasve nga Shqipëria.

Mësohet se automjeti me targa shqiptare ka dalë nga korsia e vetë në rrethana ende të pazbardhura dhe ka hyrë në korsinë e gabuar, duke u përplasur më pas me kamionin.

Për nxjerrjen e pasagjerëve nga automjeti është kërkuar ndërhyrja e zjarrfikësve, ndërsa drejtuesi i kamionit është dërguar i plagosur në spitalin e Edessë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndërkohë ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit tragjik

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?