SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Emri i tij në dosjen e Ahmetajt, Gjiknuri: Kemi bërë udhëtime zyrtare, nuk kam shkelur ligjin

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ka folur jashtë Kuvendit në lidhje me lakimin e emrit të tij, për udhëtime me Arben Ahmetajn dhe Mirel Mërtirin, që akuzohen për aferat e inceneratorit.



Gjiknuri pranoi se ka bërë udhëtime me Ahmetajn, pasi ka qenë ministër dhe udhëtimet kanë qenë zyrtare si kolegë. Ai ndër të tjera tha se emri i tij është përmendur për të ngritur kauza politike.

“Të gjitha ato udhëtime, 2 janë udhëtime zyrtare ka dokumente, edhe prokuroria i zotëron. Janë udhëtime si ministër dhe s’kam shkuar as për qef dhe me njerëz për të bredhur.


Roli im si ministër nuk ka asnjë shkelje. Mos e bëni hetimin penal sikur po hetojmë pacientin zero, ky njeh këtë dhe ka takuar këtë dhe ka infektuar të tjerët.

S’është mëkat të njohësh njerëz të rinj. Me Ahmetajn kam bërë udhëtim se ka qenë ministër dhe koleg. Emri im po përdoret për kauza politike”, tha Gjiknuri ndër të tjera.

Kujtojmë që Gjiknuri akuzohet se ka udhëtuar me Ahmetajn dhe se kanë qëndruar me  Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?