SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Arben Ahmetaj reagon dhe “kërcënon” live në Opinion: Do dal kur…

Teksa të gjithë po pyesin ku ndodhet Arben Ahmetaj, deputeti socialist ka reaguar për emisionin Opinion në Tv Klan.



Gazetari Blendi Fevziu ka lexuar një mesazh të Ahmetajt, pasi i kërkuan që të ndërhynte në një lidhje direkte për emisionin.

Në mesazhin e tij, Arben Ahmetaj thotë se do të shfaqet kur, sipas e tij, “e vërteta të ketë marrë rrugë”.


Blendi Fevziu: Ne i kërkuam Ahmetajt që të dali në lidhje të drejtpërdrejt në pjesën e dytë, mesazhi është i tij. Thotë: Do dal kur ju të lexoni dosjen, do dal kur ju të tregoni që akuzohem se kam pasur njohje e shoqëri me një njeri që në atë kohë ka qenë njeri normal dhe në punët e veta. Do dal kur të lexoni që akuzohem për korrupsion se ish-gruaja ime ka shitur metra katrorë në treg të lirë. Do dal kur të kuptohet që bashkëjetuesja ime dhe familja e saj ka blerë me transaksione të pastër bankar një pronë. Do dal kur të kuptoni dhe lexoni dhe faktoni se Klodian Zoto s’ka qenë kurrë po kurrë pronar i asaj prone që të ishte në gjendje që ta falte apo dhuronte. Do dal kur të lexoni gjithë letrat e mia në favor të interesit publik si ato që shyqyr që dolën sot. Do dal kur e vërteta të ketë marrë rrugë. Do dal kur ju të bëni pyetje të vërtetë se ku ka favorizuar Arben Ahmetaj. Do dal kur të kuptoni që s’kam pasur asnjë lidhje me procedurën. Atëherë do dal. Do dal kur të lexoni se ato biseda të 2012 janë komplet impotente në aspektin e lobimit apo favorizimit aq më tepër në opozitë.

Për ish-zv/Kryeministrin Arben Ahmetaj, SPAK kërkon arrestimin e tij për 3 akuza në lidhje me inceneratorët. Të premten, Parlamenti do të zhvillojë seancën për të votuar ose jo heqjen e imunitetit të Ahmetajt, që do t’i hapte rrugë arrestimit nga SPAK. Kujtojmë se Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit e ka miratuar këtë kërkesë, por pritet votimi përfundimtar në Parlament.

Avokatët e deputetit Ahmetaj kanë konfirmuar që ky i fundit ndodhet jashtë Shqipërisë.

/tvklan.al

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?