Aktualitet

Parashikimi i motit 6 Korrik 2023

KAON

Sipas MeteoAlb, deri në orët e mesditës Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e  motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në të gjithë territorin e vendit POR pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të sjellë vranësira nëpër të gjithë vendin, më të dendura në zonat verilindore duke rrezikuar rrebeshe shiu afatshkurtër.

Parashikohet stabilitet i atmosferës gjatë orëve të vona të mbrëmjes dhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 36°C, vlerat më të larta priten në Elbasan, Berat dhe Sarandë.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor  duke krijuar ne Adriatik dhe Jon dallgëzim 1- 2 ballë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?