ArtKulture

Jetoi 3 vite me Abaz Kupin, bashkëshortja e nipit të tij kujton episodin me të: Isha nuse, s’fola hiç

KAON
 

Lolita Kupi: Ishte një njeri jashtëzakonisht i ëmbël, jashtëzakonisht i mirë, jashtëzakonisht modest. Me thënë të vërtetën, mua më donte shumë dhe unë kisha një respekt të veçantë për të se gjyshi im njëherë ishte legalist dhe e adhuronte. Gjyshi im ishte Sadik Mollasi, prej Mollasit të Skraparit u bë mik me Abaz Kupin. Ngeli gjyshi im pa mend fare!

Ishte një njeri modest, i dashur, i sjellshëm, shumë i ëmbël dhe nuk ishte, e di, se atëherë ishte edhe në pleqëri, ishte shumë i matur në fjalë, rezervohej në çfarë thonte, çfarë bisedonte. Vjehrra ime ndonjëherë e nxiste se çdo pasdite vinte te shtëpia jonë, pasi hante drekë te nipi tjetër, vinte këtu dhe flinte, pushonte dy orë. Vjehrra ime e nxiste se kishte vuajtur shumë këtu dhe ai kishte një humor, e di se i foli një çikë dhe ai u ngrit. Kur ia vesha kapotën më tha “paska lafajt Nafija sot”.

Rudina Magjistari: Lafajt, nga Kruja.

Lolita Kupi: Unë, s’ma mbante, unë isha nuse dhe s’fola hiç.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?