Bota

Holanda ndalon celularët në shkolla

KAON

Përdorimi i celularëve në gjatë orëve të mësimit në shkollat e ciklit të ulët në Holandë do të nisë të ndalohet nga viti i ardhshëm.


Qeveria vendosi këtë rregull me argumentimin mbajtja e celularëve dhe pajisjeve të tjera ‘Smart’ gjatë orëve të mësimit shpërqëndron nxenësit dhe i pengon ata të përthithin të plota dijet. Argumenti bazohet tek studimet e shumta që kanë arritur në këtë konkluzion.Mesa nuk është e detyrueshme për t’u zbatuar që ditët e para të vitit të ardhshëm. Zyrtarët arsimorë i kanë lënë mundësi mësuesve, nxënësve dhe prindërve të tyre të përcaktojnë vetë mënyrën se si do të shmangin përdorimin e celularëve gjatë orëve të mësimit. Masa pritet të bëhet gradualisht e detyrueshme në gjithë shkollat e vendit.

Një vendim i ngjashëm u mor javën e kaluar edhe në Finlandë. Ndërsa vende si Anglia dhe Franca janë duke hartuar projektligje për këtë shqetësim

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?