Nis ceremonia e pritjes së ish-Presidentit Bill Clinton
19:10 – “Gjithë shqiptarët janë me ty”, Manjola Nallbani këndon për Bill Clinton

“Është një nder dhe kënaqësi e jashtëzakonshme për mua që 23 vjet pas krijimit të një kënge dedikuar kontributit të jashtëzakonshëm të SBA-së dhe personalisht zotit Bill Clinton në pavarësinë e Kosovës, kur u krijua muzika dhe u këndua me gjithë shpirt dhe mirënjohjen e zemrës nga ana ime kurrë nuk do e kishim imagjinuar që do të vinte një ditë si kjo dhe do t’ia shprehim me një këngë me fjalë zemre, me duartrokitje”, tha ajo.
19:05 – Nis ceremonia për nder të Bill Clinton
Ish-Prsidenti i SHBA-së Bill Clinton është pritur me ceremoni të veçantë nga Kryeministri i vendit Edi Rama.
Pasi u kënduan himnet e dy shteteve, Clinton u takua me ish-Presidentët e Shqipërisë dhe kabinetin qeveritar.
Në këtë aktivitet mirënjohjeje për Clinton që njihet për kontributin e tij të madh ndaj popullit shqiptar, po marrin pjesë figura shumë të rëndësishme të politikës shqiptare.
Në Bulevard është mbledhur një numër i madh qytetarësh të cilët presin me entuziazëm të dëgjojnë ish-Kreun e Shtëpisë së Bardhë.
Foto nga ceremonia që po mbahet në Kryeministri:






Presidenti i 42-të i SHBA-së Bill Clinton i shoqëruar nga delegacioni i tij ka mbërritur në Tiranë sot në orën 15:10 minuta, ndërsa në Rinas kishte dalë për ta pritur vetë Kryeministri.
Në orën 19:25 do të zhvillohet ceremonia e nderimit të Presidentit të 42 të SHBA-së Bill Clinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”.
Për të garantuar sigurinë e tij në vizitën 2-ditore në Tiranë, në terren janë angazhuar rreth 700 efektivë policie
