Aktualitet

Bill Clinton dekorohet me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”

KAON

Ish-Presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, është dekoruar këtë të hënë me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”.



Medaljen Presidentit të 42 të SHBA-së ia dha kreu i qeverisë Edi Rama, i cili shprehu konsideratën më të lartë për Clinton.



“Tani kemi diçka të vogël për ta përfunduar me Hillary dhe Bill Clinton. Zoti President ju njeriu nga shpresa keni qenë me ne gjatë gjithë kohës përmes fjalëve dhe veprave tuaja, por sot jeni mes nesh për të na kujtuar mësimet nga një histori jo fort e largët, për të rikonfirmuar angazhimin e Amerikës ndaj paqes sonë dhe edhe njëherë të na thërrasësh në shpresë. Nuk ka fjalë që mund ta shprehin mjaftueshëm përulësinë e thellë që ndjej tashmë duke ju kërkuar me përulje të pranoni “Yllin e Mirënjohjes për Arritje Publike” që është në fakt çmimi më i lartë që i jepet nga zyra e kryeministrit dikujt i cili e meriton këtë mirënjohje të jashtëzakonshme nga vendi ynë”, tha Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?