Aktualitet

Zbardhet axhenda e Clinton në Tiranë

Presidenti i 42-të i SHBA-ve Bill Clinton do të vizitojë nesër Shqipërinë në një qëndrim 24 orësh në vendin tonë, teksa janë zbardhur dhe disa nga pikat e axhendës së vizitës zyrtare.



Kjo vizitë e parë e presidentit të 42-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, do të jetë dy ditore, në datat 3 dhe 4 korrik 2023.


Clinton dhe delegacioni që e shoqëron do të mbërrijë në Tiranë ditën e hënë, më 3 korrik, pasdite, ku në orën 19:00 do të pritet nga Kryeministri Edi Rama në një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë, me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve.

Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të SHBA-ve dhe Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama dhe ish-presidenti amerikan Bill Clinton do të bëjnë parakalimin ceremonial dhe do të nderojnë flamujt e dy vendeve.

Në orën 19:05 Kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalën e rastit dhe më pas do të ftojë zotin Bill Clinton të marrë çmimin e akorduar. Në orën 19:25 do të zhvillohet ceremonia e nderimit të Presidentit të 42 të SHBA-ve Bill Klinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike” që do të pasohet nga fjalimi i ish-presidentit amerikan.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?