Politike

Basha: Aleancë Qytetare për Demokracinë, do të jetë koalicioni ynë për të çliruar ekonominë

Lulzim Basha ka vijuar sot fushatën për kreun e ri të Partisë Demokratike me takime në njësinë nr.2 në kryeqytet.


Basha u shpreh se PD duhet të kthehet në alternativën qeverisëse që shqiptarët meritojnë, ndërsa shtoi se fokusi i platformës së tij është rikthimi i besimit të shqiptarëve te vota.Ai deklaroi se modeli i qeverisjes duhet të ketë në fokus shpresat dhe ëndrrat e qytetarëve, jo hallet e pak politikanëve.

Postimi i plotë:
Fokusi i platformës tonë për ndryshim është tek e ardhmja, për t’u kthyer shqiptarëve besimin te vota dhe politika dhe për ta kthyer Partinë Demokratike në alternativën qeverisëse që shqiptarët meritojnë.
Ne do të përkushtojmë çdo energji në hapjen, vitalizimin dhe modernizimin e strukturave të Partisë Demokratike.
Sot ne kemi përgjegjësinë të japim një model tjetër në politikbërjen e vendit, që ka në fokus shpresat dhe ëndrrat e njerëzve, jo hallet e pak politikanëve.

Aleancë Qytetare për Demokracinë, do të jetë koalicioni ynë për të çliruar ekonominë dhe për të çuar përpara ndryshimet kushtetuese që do të zhbëjnë ato të 2008-ës, duke mundësuar:
Listat e hapura;
Vetting-un e politikanëve;
Votën e diasporës;
Kufizimin e mandateteve.
Partia Demokratike mund të sjellë këtë ndryshim, në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, duke i dhënë çdo shqiptari fuqinë për të ndërtuar të ardhmen që meriton!
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?