Rajoni

Albin Kurti takohet me tre policët që u rrëmbyen nga serbët

KAON

Kryeministri i Kosvës, Albin Kurti sot do të zhvillojë një takim me tre policiët që u rrëmben nga forcat serbe në veri të vendit.



Policët u rrëmbyen nga serbët më 14 qershor, ndërsa u lanë të lirë pas shumë thirrjesh të ndërkombëtarëve më 26 qershor. Kur doli lajmi Kurti ishte në Londër dhe nuk mundi të takohej me tre efektivët.

Kurti, sot do të takohet me Rifat Zekën, Beqir Sefin dhe Mustafë Shemin, tre policët që u rrëmbyen në veri të vendit dhe u mbajtën në qeli për 12 ditë.


Ditëën kur policët u lanë të lirë, Kurti reagoi duke thënë se rrëmbimi është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe se agresioni serb duhet dënuar.

“Konfirmojmë se tre policët e rrëmbyer janë liruar. Edhe pse jemi të gëzuar që ata po kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi”, tha Kurti.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?