Aktualitet

U nis nga Otranto me not, Eva Buzo: Do ta provoj sërish sfidën vitin tjetër

KAON
Shqiptarja Eva Buzo është shprehur se të nisej nga Italia drejt Shqipërisë me not, i mësoi shumë gjëra të reja dhe vitin tjetër do e provojë sërish sfidën në Otranto.

 

Ajo u shpreh në “Shqipëria Live” se zgjodhi Vlorën për të treguar se sa i bukur është bregdeti i Shqipërisë.  Buzo theksoi se ndihet krenare për prejardhjen e saj dhe se e ka vizituar disa herë Shqipërinë.


“Ndihem mirë nga ana shëndetësore dhe kjo eksperiencë më ka ndihmuar mua dhe ekipin tim të mësojmë gjëra të reja. Ne po planifikojmë ta përsërisim prapë këtë eksperiencë vitin tjetër. Ne zhvillojmë stërvitje çdo ditë për t’u përgatitur për garën, notojmë rreth 70 kilometra në javë, bëjmë palestër e trajnim.

Ka të bëje edhe me rrymat ujore se si janë në momentin që e bën sfidën ndaj duhen parë a duhet të nisemi nga Vlora për të Otranto apo e kundërta. Sfida ime në Otranto nuk kishte ndonjë domethënie apo lidhje me tragjedinë e Otrantos, edhe pse e di shumë mirë se çfarë përfaqëson për historinë e Shqipërisë, ishte një zgjedhje e imja edhe për shkaqe teknike.

Gjyshi im ishte nga Berati dhe emigroi drejt Australisë në 1939 dhe të dy prindërit e mi lindën atje. Unë kam qenë edhe herë të tjera në Shqipëri dhe doja edhe t’i tregoja atyre jashtë sa i bukur është bregdeti i Shqipërisë. Unë ndihem shumë krenare që kam prejardhje shqiptare”- tha Eva Buzo.

Eva Buzo ka lindur në Australi dhe është angazhuar masivisht me problematika sociale, në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ka përvojë pune në Afrikën Lindore, Azinë Jugore dhe Australi, për organizata të ndryshme duke përfshirë Ëorld Vision dhe Save the Children.

35 -vjeçarja është me profesion avokate dhe është shumë e suksesshme. Buzo zgjedhi të bëjë histori me pasionin e saj, duke notuar nga perëndimi në lindje, për të mbërritur në plazhin e Vlorës. Ajo u detyrua të ndërpriste gjithçka teksa ishte vetëm 10 milje larg tokës shqiptare, për shkak të problemeve shëndetësore.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?