BotaTeknologji

Zhytet në oqean roboti ‘Victor 6000’, vijojnë kërkimet për nëndetësen turistike të Titanikut

KAON

Një robot i fuqishëm i quajtur ‘Victor 6000’ është zhytur në ujërat e Oqeanit Atlantik për të kërkuar në zonën ku është zhdukur nëndetësja e vogël turistike e Titanikut.

Ky robot i përket Institut Francez të Kërkimit “Ifremer” dhe kontrollohet në distancë nga dy pilotë. Një person i tretë qëndron brenda dhomës së kontrollit për të ndihmuar.

Roboti ‘Victor 6000’ është tepër i fuqishëm dhe disponon kamera cilësore dhe drita që i mundësojnë ekipit të shikojë në kohë reale çfarë ndodhet në fund të oqeanit.

Kjo makineri ka gjithashtu mundësinë që përmes dy krahëve metalikë të lëvizë mbeturina apo objekte të tjera metalike.

Ekipi që kontrollon këtë robot francez ka një përvojë të madhe për manovra të kësaj natyre.

Ndërkohë, në nëndetësen turistike ishte thënë që do të kishte rezerva oksigjeni deri në orën 12:00 – 13:00 me kohën tonë lokale. Pesë persona ndodhen në bordin e saj, teksa shpresat për gjetjen gjallë të tyre vijnë duke u zbehur.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?