Shpërthim masiv në qendër të Parisit, përfshihen nga flakët disa ndërtesa
Shpërthimi, që dyshohet të ketë ardhur si pasojë e rrjedhjes së gazit, ndodhi rreth orës 17:00 në një ndërtesë ngjitur me kishën Val de Grâce, në Rue Saint-Jacques. Sipas asaj që shkruan BBC, e gjithë fasada e ndërtesës ra në tokë, ndërsa disa godina u përfshinë nga flakët.
Në vendin e ngjarjes ndodhen aktualisht forca të shumta policore, mjekë dhe rreth 200 zjarrfikës.
Banorë thanë për mediat vendase se kishin dëgjuar dy shpërthime të fuqishme, ndërsa para tyre kishin ndjerë një erë të fortë gazi./tvklan.al
Total 0 Votes
0
0
