Horge Martin fiton Çmimin e Madh të Gjermanisë, garën e shtatë sezonale të kampionatit botëror të motorëve.
Horge Martin fiton Çmimin e Madh të Gjermanisë, garën e shtatë sezonale të kampionatit botëror të motorëve. Piloti spanjoll i ekipit të Dukati Pramac triumfoi në fund të një gare ku luftoi me motorin tjetër Ducati të Francesco Bagnaia, me këtë të fundit që u kënaq me vendin e dytë
Në vend të tretë doli francezi Zarko, me motorin tjetër Dukati. Në vend të katërt dhe të pestë Bezeki dhe Marini, që po ashtu ngasin motorë Dukati.
Në renditjen e përgjithshme vazhdon që të kryesojë Banjaia me 160 pikë, 16 më shumë se sa spanjolli Martin. Ndërkohë Marc Marquez u detyrua që të braktise garën, si pasojë e një aksidenti në xhiron e nxehjes.
Kjo është hera e pestë që ai pëson aksident. Marquez pësoi një frakturë në gishtin e parë të dorës së majtë pasi doli në kthesën e shtatë në pistën e Saçsen-ring.
Tetë herë kampioni i botës e kishte përplasur Hondë-n e tij, si në praktikë ashtu edhe në provat zyrtare.
