Sport

UEFA vlerëson golin e Asanit përballë Moldavisë: Më i bukuri i këtij raundi?

KAON
“Kush shënoi golin më të bukur”, pyet UEFA në Facebook.

I pari në listë është aksioni që u finalizua me goditjen e Asanit. Në listë janë edhe golat e Elmas për Maqedoninë e Veriut, Ranos për Armeninë dhe Silvës për Portugalinë.

Kjo ishte ndeshja e dytë e Asanit për Shqipërinë dhe goli i tij i parë. E për këtë tha se është goli më i rëndësishëm i karrierës së tij deri më tani.

“Është goli më i rëndësishëm në karrierën time deri tani. Goli i parë me kombëtaren do e mbaj mend gjithmonë sepse është një gol shumë i rëndësishëm për mua”, tha ai për TV Klan pas ndeshjes të shtunën.

Shqipëria fitoi me rezultatin 2 me 0 përballë Moldavisë. Kështu kuqezinjtë morën tre pikët e para drejt rrugëtimit të tyre për Euro 2024. Ndeshja u luajt në Tiranë në stadiumin “Air Albania” dhe u transmetuar drejtpërdrejt në Tv Klan.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?