Aktualitet

24 shoferë të arrestuar dhe proceduar gjatë javës së kaluar

KAON
Janë arrestuar dhe proceduar 24 shtetas për drejtim automjeti, në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë javës që lamë pas janë vendosur 8750 masa administrative.

Janë vendosur 120 masa administrative, për xhama të errësuar.

 

Janë vendosur 278 masa administrative, për shpejtësi mbi normat e lejuara.

Janë ndëshkuar me masë administrative 702 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

Janë vendosur 596 masa administrative, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

222 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.

2191 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Janë vendosur 210 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.

Janë vendosur 252 masa administrative, për parakalime të gabuara.

Janë bllokuar 19 automjete

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?