Sport

Spanja finalistja e dytë e Nations League, mposht Italinë

KAON

Spanja është finalistja e dyte e Nations League 2023 pasi mposhti në “frymën e fundit” Italinë.

Dy ekipet i mbyllën 90-të minutat e kohës rregullt në “De Grolsch Veste” me barazimin 1-1. Ishin iberikët ata të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 3-të me anë të Pinos. Por festa e spanjollëve zgjati vetëm 8 minuta, pasi Le Normand prek topin me dorë në zonë dhe gjyqtari akordon 11 metërsh.

Ciro Immobile nuk gabon përballë Simon dhe sjell baraspeshën në stadiumin e Twentes. Italianët hidhen sërish në kërkim të golit të dytë dhe e gjejnë atë në minutë e 21 me atë të Fratessi. Por festa e “azzurrëve” zgjat vetëm pak sekonda pasi VAR anullon golin për pozicion jashtë loje duke mbyllur kështu pjesën e parë në barazim.

Pjesa e dytë fillon e qetë për të dyja skuadrat të cilat përveç dëshirës për ta fituar, gjithashtu nuk duan ta humbasin këtë takim. Duhet të presim deri në minutën e 88-të për të parë një tjetër gol. Këtë herë janë spanjollët ata që gjejnë rrugën e rrjetës me anë të Joselu.

Ky gol bën që Spanja jetë skuadra e dytë finaliste, ku do të luajë përballë Kroacisë në finalen e 18 qershorit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?