Korreshi zbardh takimin me Lulzim Bashën

Aktualitet

Deputeti Saimir Korreshi ka zhvilluar një takim me ish-kreun e PD-së Lulzim Basha, ku dhe tregoi se çfarë ka diskutuar me këtë të fundit.

Për mediat ai theksoi se skenat që ndodhën në kryesinë e PD-së para dy ditësh janë të patolerueshme, ndërsa nënvizoi se Lulzim Basha, Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj nuk duhet të kandiojnë më për kryetar partie.

Më tej shtoi se duhet në këtë forcë politike duhet një proces i atakueshëm.

“Skenat në kryesinë e PD-së janë të patolerueshme. Patjetër që iu ankova Bashës. Këtë diskutuam. Ai u distancua nga kjo pjesë. Takimi ishte vetëm për këtë çështje. I qëndroj qëndrimit tim që Berisha, Alibeaj dhe Bssha nuk duhet të kandidojnë për kryetar. Ka nevojë për kthjellësi. Duhet një proces i atakueshëm. Ne kërkojmë që të mos bëjmë të njëjtin nxitim, pa folur pa mbaruar të gjithë bisedat. Unë jam për një PD siç ka dalë në zgjedhjet e 2021. Nuk jam për një proces që sjellë ndarjen e PD-së. Të tre kanë përdorur gjuhë shumë fyese ndaj njëri-tjetrit”- tha ai.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?