
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ndodhet në Oslo, ku ishte pjesëmarrëse në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s.
Në lidhje me këtë takim Xhaçka ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se në këtë takim ka rikonfirmuar mbështetjen e plotë për trupat e KFOR dhe dënimin e sulmeve të dhunshme të paprovokuara në veri të Kosovës.
Ndër të tjera ajo shkruan se dialogu i lehtësuar nga BE është mënyra e vetme për të ecur përpara.
Postimi i plotë i Xhçkës:
Në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATOs të mbajtur në Oslo, diskutuam për Samitin e ardhshëm që do të mbahet në Vilnius,mbi mënyrat për të forcuar mbrojtjen tonë transatlantike dhe mbështetjen e Aleancës për Ukrainën
.
Të bindur se anëtarësimi i Suedisë në NATO do të forcojë Aleancën dhe sigurinë e Europës në tërësi.
Mirënjohje për kontributin e NATO-s në rujatjen e sigurisë në rajonin tonë.
Rikonfirmova mbështetjen tonë të plotë për trupat e KFOR dhe dënimin e sulmeve të dhunshme të paprovokuara në veri të Kosovës .
Dialogu i lehtësuar nga BE është mënyra e vetme për të ecur përpara.
#ËeAreNATO
#StrongerTogether
Kujtojmë që ky reagim i Xhaçës në rrjetet sociale vjen pasi në veri të Kosovës situata paraqitete e tensionuar, ku ka pasur përplasje mes serbëve dhe trupave ushtarake të KFOR.
Që nga 26 maji, në veriun e Kosovës janë rritur tensionet për shkak të hyrjes së kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale. Kryetarët e rinj shqiptarë u zgjodhën në zgjedhjet e parakohshme të 23 prillit.
Këto zgjedhje u mbajtën pas dorëheqjes së kryetarëve të mëparshëm komunalë nëntorin e kaluar. Kryetarët e mëparshëm vinin nga Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – e cila nuk mori pjesë në zgjedhje dhe procesi u bojkotua nga serbët lokalë.