Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të mërkurë në një panel diskutimi për Ballkanin në Bratislavë, ku është folur dhe për zhvillimet në veri të Kosovës. Sipas kryeministrit shqiptar, tensionet lidhen me marrëveshjen e dakordësuar mes dy vendeve në Ohër e Bruksel.
Edi Rama nuk kurseu batutat, kur tha se tensionet në veri të Kosovës ndodhin sa herë vjen vera, duke shtuar se kjo ndodh ngaqë të dy vendet nuk kanë det dhe u nxehen kokat shpejt.
“Përpara se të vijë vera, gjithmonë kemi probleme në veri të Kosovës. Nuk e di përse, por ndoshta ngaqë Kosova dhe Serbia nuk kanë ditë dhe kokat nxehen shpejt.
Të dyja palët kanë një lloj hezitimi sepse shikojnë se nuk do duhen ta luftojnë më njëri-tjetrin, nda lëvizin në intertësi kundër dëshirës së tyre. Ky konflikt në këndvështrimin tim mund të ishte shmangur. Ka një marrëveshje që duhet përmbyllur, njohja reciproke”, tha Rama.
Më pas, kryeministri shqiptar u ndërpre nga Sergio Cantone, gazetari që drejtonte panelin. Ai i tha Ramës se duhej të takonte presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
– Zoti kryeministër, duhet t’ju kujtoj se keni një takim me zonjën Von der Leyen
– Kur?
– Tani.
– Kështu është sa herë duan të na heqin qafe, na thonë keni një takim.