Vetëm 24 orë para hapjes së qendrave të votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve turke, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se po merr udhëzime nga Zoti, këtë herë për ekonominë turke.
“Dashtë Zoti, ne do të rrisim rezervat tona valutore si në të kaluarën,”- tha presidenti turk.
E më pas shtoi: Kur isha kryeministër në një moment rezervat tona valutore arritën deri në 135 miliardë dollarë. Nëse do Zoti, ne do t’i arrijmë këto nivele, sepse jemi të vendosur.
Në të njëjtën kohë, ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, provokon me deklarata të reja teksa bën thirrje për ndarjen e pasurisë së Egjeut dhe Mesdheut Lindor.