Yuri Kim takon kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj

Aktualitet

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar sot me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ku e ka uruar këtë të fundit për detyrën.

Diplomatja amerikane thotë se SHBA do të vazhdojë të të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi në mënyrë që gjykatat të funksionojnë të pavarura dhe me integritet.

“Sot takova Holta Zaçajn për ta uruar për zgjedhjen në krye të Gjykatës Kushtetuese. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi në mënyrë që gjykatat të funksionojnë të pavarura dhe me integritet.

Kjo është kërkesa e drejtë e qytetarëve, e nevojshme për të tërhequr më shumë investime dhe e nevojshme për anëtarësim. I urojmë gjyqtarit Zaçaj dhe të gjithë gjyqtarëve të tjerë mençuri dhe sukses në përmbushjen e detyrës.”-shkruan Yuri Kim.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?