Berisha qeshi me rikthimin e tij, Basha i përgjigjet Berishës

Aktualitet

A iu tremb rikthimi i Lulzim Bashës?

Berisha: Çfarë flet more? Mos bëj shaka! Atë po e përdor Rama si të dojë. Takim me të? Të pyesi Ramën. Ai është vegël në dorën e Ramës. Ai bën çfarë i thotë Rama. Axhendën e tij ia bën Rama. Ja si e shikoj unë, ç’të dojë të bëjë. PD-ja ka vota të Sali Berishës, pe ti bënë fushatë ata? Bëri Basha fushatë…? Lëre mos e pyet… Të bëjë ç’të dojë, asnjë lloj interesi nuk kam. Ai është historia e kalit të Timurit.


Pas kesaj deklarate ka reaguar Lulzim Basha:

Lulzim Basha: Të kishte sulmuar Ramën aq sa ka sulmuar ata që nuk mendojnë si ai, rezultati nuk do të ishte ky.

 

Por halli i SB është tjetër nga hallet e qytetarëve. Sot si dje ai shpik e kërkon armiq për të fshehur dështimin që mbolli duke vendosur interesin e tij mbi atë të demokratëve.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?