Rusia i ndryshon emrin Bakhmutit, ja si do të quhet

Bota

Ushtruesi i detyrës së kreut të Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut thotë se Bakhmut tani do të njihet me emrin e tij ish-sovjetik “Artemovsk”.

Denis Pushilin tha se ai vizitoi qytetin ukrainas të martën dhe pretendoi në Telegram se flamuri rus ishte “ngritur” mbi “Artemovsk”.

Ai falënderoi luftëtarët e grupit Wagner për përpjekjet e tyre në qytetin e shkatërruar, duke shtuar se “qyteti rus” do të restaurohet.

Bakhmut ndodhet në Donetsk të Ukrainës, pjesë e rajonit të industrializuar kryesisht rusisht-folës të Donbasit, të cilin Moska dëshiron ta aneksojë me “operacionin e saj special ushtarak” të vetëshpallur.

 

 

Ndërsa ushtarakët rusë dhe luftëtarët mercenar Wagner pretenduan se kishin marrë kontrollin e plotë të qytetit gjatë fundjavës, forcat ukrainase e kundërshtojnë këtë dhe thonë se kanë bërë përparim të vogël kundër forcave ruse në buzë të qytetit.

  • foto galeri
  • foto galeri
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?