Sevilla sërish në finalen e Europa League. Spanjollët kanë eliminuar Juventusin në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 3-2.
Në finalen e madhe më 31 maj atë e pret Roma, pasi italianët mposhtën gjermanët e Bayer Leverkusen me rezultatin e përgjithshëm 1-0.
Ndërkohë, Sevilla do të luajë për herë të 7-të në finalen e Europa League, me 6 finalet e tjera të fituara.
Sevilla ka fituar 6 herë rekord Europa League. Ekipet më të afërta për t’i arritur ato janë Atlético Madrid, Inter dhe Liverpool, të cilët kanë fituar kompeticionin nga tre herë secila. Herën e fundit që Sevilla e fitoi trofeun ishte në vitin 2020, ku mundi Interin 3-2 në Këln, falë golave të Luuk De Jong, si dhe një goli të fituar vonë nga Romelu Lukaku.