Aktualitet

Nuk pranon rezultatin, kandidati i “BF” në Kamëz para KQZ-së: Kemi prova dhe pamje filmike

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kamzës Arjan Hoxha ka deklaruar sot se rezultati i zgjedhjeve ishte i paracaktuar.

Hoxha ka dalë në protestë me Forumin Rinor të koalicionit para KQZ-së për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit.


Ai tha se kjo protestë nuk i shërben vetëm Kamzës, por gjithë Shqipërisë.
“Zgjedhjet ishin në asnjë lloj pritshmërie. Ka një rezultat të paracaktuar. Ndaj do të iniciojmë të gjitha ankesat tona në KAS dhe KQZ. Do të ngremë një grup ekspertësh të pavarur. Një kandidat kushdo qoftë ai, ka humbur votat. Ka prova. Nuk ka ndodhur që kandidati të dalë humbës, dhe të përmbyset rezultati. Qytetarët e Kamzës e ndjejnë vetëm të tradhtuar. Asnjë prej tyre nuk ndihet i përfaqësuar me vullnetin dhe votën e lirë. Do bëjmë gati denoncimet. Kemi prova për intimidim të qytetarëve. E merrte patronazhisti, e merrte komisioneri dhe më pas drejtori. Shumë vota janë bërë me shoqërime”, deklaroi Hoxha.

Ai shtoi se në Kamëz ka pamje filmike që me shkresë do t’i adresojë në KAS. “Do kërkojmë hapje të kutive. Do kërkojmë ballafaqime me rezultatin”, theksoi kandidati i “BF”.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?