Politike

Noka: Të dielën SHISH, polici, ushtri, ishin garnizon i PS.

Deputeti i PD-së Flamur Noka deklaroi sot në seancën plenare se procesi zgjedhor i 14 majit, ishte procesi më i turpshëm në historinë e proceseve zgjedhore në Shqipëri.

Noka tha se dita e diel konfirmoi se ka një regjim, narkoregjim dhe se vija ndarëse mes partisë dhe shtetit nuk ekziston.

“U mbyll një proces më i turpshëm në historinë e Shqipërisë sa i takon të ashtuquajturve procese zgjedhore. Më 14 maj në Shqipëri nuk kishte zgjedhje, kishte një proces votimi. Ditën e diel ju konfirmuat se këtu nuk ekziston një qeveri demokratike sikurse duhet të ketë në çdo vend. Dita e diel konfirmoi se ka një regjim, narkoregjim. Në Shqipëri u tregua ditën e diel se vija ndarëse mes partisë dhe shtetit nuk ekziston. Në Shqipëri parti shtet ishin para krimi, para droge. SHISH, polici, ushtri të gjithë ishin garnizon i PS për të vjedhur, terrorizuar, përçudnuar procesin e quajtur zgjedhor, me një kusht që rilindja të merrte 100% të pushtetit. Banda e quajtura qeveri ditën e diel shkoi në zgjedhje me një moto, të gjithë pushtetin sovjetëve. Nuk kishte gjë më të neveritshme. Kjo tregon mentalitetin e Edi Ramës dhe qeverisë, obskurantist. Nuk kishte imagjinuar ndonjëherë që kryeministri të thoshte po votuat opozitën do ju lëmë pa ujë, pa bukë, pa drita. Jeni duke e çuar Shqipërinë në skajet e pamundurës”, tha Noka.


Ai theksoi se Elbasani ishte shembull i asaj që ndodhi duke paralajmëruar përgjigje nga opozita.
“Edi Rama, kjo qeveri dhe rilindje nuk takohet asgjëkund me votën e lirë. Bëhuni gati se tashmë do ju përgjigjemi siç mund t’i përgjigjesh një regjimi kriminal. Nuk ka asnjë rrugë tjetër me ju. Shkoi kursi i euros 100.9 lekë. Ishin 500 mln euro të korrupsionit tuaj dhe të krimit që u hodhën për të vrarë votën e lirë. Prisni përgjigjen, ajo që mund t’i jepet çdo bande qoftë me pushtet, qoftë pa pushtet”, theksoi Noka.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?