Tragjike/ Sherr me thika mes adoleshentësh në Gramsh, ndërron jetë njëri prej tyre (EMRAT)

Aktualitet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Gramsh, ku për pasojë një i adoleshent ka ndërruar jetë. Ngjarja ndodhi para shkollës 9-vjeçare Asllan Shahini’.

Gazetari Shkëlzen Henkoja raporton për BalkanWeb se pas një sherri me thika mes disa të rinjve, ka humbur jetën Fatjon Bici, në klasën e nëntë. Ndërsa i plagosuri është 15-vjeçari, Marko Liçi. Sipas mjekëve, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, por do te niset drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Sherr Thika Gramsh

Mësohet se adoleshenti ka ndërruar jetë në vend. Mësohet se adoleshentët janë të moshave 14 dhe 15 vjeç.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?