SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Petrit Vasili paralajmëron: Ditë të zeza të presin Erion Veliaj!

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, pas sigurimit të 16 mandateve nga koalicioni “ Bashkë Fitojmë” në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ka paralajmëruar Erion Veliajn.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili shkruan se tani me sigurimin e ulëseve në Këshill nga opozita “ditë të zeza” presin kreytarin e Bashkisë, pasi nuk do të mund të mbulojë dot “ hajdutllëqet”.

Ka shume te drejte Veliaj, qe nuk pret te bashkepunoje me Keshilltaret e Partine se Lirise se bashkepunimi me te vetem te qelb dhe te ben pis.

Po tani Keshilli i Bashkise u hap!

Dite te zeza te presin Erion, se hajdutlleqet nuk mbulohen dot më!”, shkruan Vasili.

Ndërkohë më herët, në një komunikim për mediat Erion Veliaj tha se mezi pret që të bashkëpunojë me Belind Këlliçin apo edhe me kandidatët e tjerë që garuan për Bashkinë e Tiranës, por jo me ata të Ilir Metës.

“Për Belinidin, Markon, Arlindin, i uroj gjithë të mirat. Mezi pres që të bashkëpunoj me ta, jo që të bëhen socialistë, por të bashkëpunojmë për punë të mira. Është reale mundësia për bashkëpunim. E shoh që të bashkëpunojë me njerëzit e Blenidit dhe jo me ata të Ilir Metës. Mund të ketë më shumë vullnet te doktor Alimehmeti që ta çojë para Tiranën”, tha ai.

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?