Në Bashkinë e Beratit po vijon numërimi për Këshillat Bashkiakë. Deri më tani janë numëruar 100 kuti nga 117 në total. Partia Socialiste merr 56.26% dhe merr 20 mandate. Ndërkohë që ‘Bashkë Fitojmë’ deri tani janë në kuotat e 22.14% me 7 mandate. Partia Demokratike merr vetëm 3 mandate me 10.21%, ndërsa PDIU merr një mandat me 3.09%.
Në Bashkinë e Kuçovës janë numëruar 26 nga 65 QV në total. Partia Socialiste merr 47.04% dhe merr 17 mandate. Ndërkohë që ‘Bashkë Fitojmë’ deri tani janë në kuotat e 22% me 7 mandate. Partia Demokratike merr vetëm 3 mandate me 10.19%, ndërsa LZHK merr një mandat me 3.40%. Nga një mandat marrin edhe PSD, Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë dhe Partia Balli Kombëtar.
Në Bashkinë e Skraparit deri tani janë numëruar 22 nga 23 qendra votimi në total. PS është në kuotat e 44.31% me 8 mandate, ndërkohë që Bashkë Fitojmë marrin 5 mandate me rreth 30.23%. Nga 1 mandat marrin edhe PSD me 7.86% dhe PR me 6.28%. PD deri më tani nuk ka siguruar mandat.
Në Bashkinë e Dimalit deri tani janë numëruar 36 nga 49 qendra votimi në total. PS është në kuotat e 43.27% me 10 mandate, ndërkohë që Bashkë Fitojmë marrin 3 mandate me rreth 12.92%. Në këtë bashki merr 4 mandate edhe PD me 18.24%. Nga 1 mandat marrin edhe PSD me 5.94% dhe PR me 4.81%. Po ashtu një mandat merr edhe PAA e Partia e Gjelbër.
Në Bashkinë e Poliçanit, ku PS mori një fitore të thellë me kandidatin Zotkaj, edhe në garën për këshillat socialistët marrin një përqindje të jashtëzakonshme, 71.08% duke marrë 13 nga 15 mandatet, ndërkohë që ‘Bashkë Fitojmë’ e Berisha-Meta vetëm 1 mandat me 10.32%, dhe PD 1 me 5.93%.