Kushi: Shqipëria ka marrë rezultatet më të mira ndonjëherë në testin PIRLS

Aktualitet

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka dhënë një lajm të mirë për Shqiprinë, duke thënë se në testin PIRLS ka marrë rezultate shumë të mira.

Ajo është shprehur se Shqipëria në testin ndërkombëtar për leximin me nxënësit e katër dhe të 8-ta është renditur e dyta në rajon, ndërsa vendin e parë e mban Serbia.

“Jam këtu për të ndarë një lajm të mirë me ju për rezultatet e Shqipërisë në testin ndërkombëtar PIRLS 2021. Shqipëria arriti rezultatin më të mirë ndodnjëherë për sa i takon testeve ndërkombëtare në Arsim.

PIRLS është një test ndërkombëtar që organizohet çdo 5 vite dhe mat aftësitë në lexim për nxënësit e klasave të katërta dhe të 8-ta dhe Shqipëria merr pjesë për herë të parë me nxënës të klasave të katërta.


 

Në këtë test Shqipëria ka marrë 513 pikë dhe është renditur e dyta në rajon,me vetëm një pikë diferencë nga vendi i parë që është Serbia. Kemi lënë pas dhe vende më të zhvilluara si Belgjika, Turqia dhe Qipro”  tha Kushi ndër të tjera.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?