Vijon procesi i numërimit edhe në Sarandë, ku nga 52 kuti votimi deri më tani janë numëruar 32.
Sipas rezultateve praprake nga KQZ , kandidati i Partisë Socialiste, Oltion Çaçi, deri më tani ka marrë 4930 vota. Ndërkohë, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Ardit Çikuli, ka marrë 3320 vota, i ndjekur kandidati i pavarur Gjergji Mërkuri me 970 vota.
Ndërkohë, Partia Demokratike deri më tani ka marrë vetëm 419 vota.
Total 0 Votes
0
0