Bota

VIDEO/ Arrestohen tre bosët më të mëdhenj në Ballkan: Sekuestrohen makina luksoze, ora dhe miliona euro cash!

Një operacion ndërkombëtar në tre vende ka çuar në goditjen e organizatës më të madhe kriminale të trafikut të drogës në rajonin e Ballkanit. Më 11 maj, u kryen bastisje të koordinuara në Serbi dhe Holandë, duke synuar si udhëheqjen e kartelit ashtu edhe infrastrukturën e shpërndarjes.

Bëhet fjalë për “Kartelin Ballkanik”, një organizatë e njohur e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Shtatë anëtarë të tjerë të kësaj organizate kriminale tashmë janë arrestuar në Belgjikë në vitin 2021. Dy persona janë arrestuar më parë për vepra të tjera në Serbi dhe Peru. Një tjetër i dyshuar u arrestua në Holandë më 8 maj 2023.

Parate e sekuestruara nga operacioni i Europol

Në total janë arrestuar 23 persona, mes të cilëve 3 drejtuesit e kësaj organizate kriminale, të cilësuara si objektiva “me vlera të larta” nga Europol.

Rezultatet e ditës së aksionit shkurtimisht

  • – 13 arrestime në Serbi duke përfshirë 3 objektiva me vlerë të lartë
  • – 35 kontrolle në shtëpi

Konfiskimet përfshijnë:

  • – 15 makina luksoze dhe bizhuteri luksoze dhe ora me një shumë të vlerësuar prej rreth 2 milionë euro, si dhe gati 3 milionë euro në para të gatshme.
  • – 2 pushkë snajper, 3 pushkë automatike, armë, silenciatorë, 24 kapsula detonatore dhe 5 pajisje për ndezjen në distancë të detonatorëve, 13 pako me eksploziv plastik, disa qindra copë municione.
Parate e sekuestruara nga operacioni i Europol, u gjeten te groposura

Zhvillimi i inteligjencës Sky ECC

Ky goditje ndërkufitare është rezultat i zhvillimit të inteligjencës në kuadrin e Task Forcës Operacionale të Europolit që kërkon përdorimin e platformës së koduar të komunikimit Sky ECC, aplikacion i thyer në mars 2021.

 

Në bashkëpunim me Francën, Belgjikën dhe Holandën, dhe me mbështetjen e Njësisë së Drogës të Europolit, Serbia ishte në gjendje të identifikonte objektivat kryesore në territorin e saj dhe të përcaktonte aktivitetet e tyre kriminale në mbarë botën.

Kjo organizatë kriminale, besohet se qëndron pas dërgesave shumëtonëshe të kokainës që u nisën drejt Evropës direkt nga Kolumbia, Brazili dhe Ekuadori, ose duke kaluar tranzit përmes infrastrukturës logjistike në Afrikën Perëndimore.

Kjo bandë njihej në botën e krimit për dhunën dhe përfshirjen në grabitje të nivelit të lartë. Një nga objektivat e arrestuar në Serbi ishte një ish-udhëheqës i grupit famëkeq kriminal Pink Panther.


 

Falë analizës së kryer në të dhënat e Sky ECC, të paktën shtatë ton kokainë të kapur në portet evropiane në vitin 2020 u gjurmuan në këtë kartel, duke përfshirë:

  • Kapen 700 kilogramë kokainë në Roterdam të Holandës
  • Kapen 1.2 ton kokainë në Hasselt të Belgjikës
  • Kapen 5 ton kokainë në Aruba të Antileve Hollandeze

Kriminelët, të arrestuar në Beograd si pjesë e këtij operacioni, ishin trafikantët më të mëdhenj të kokainës në Ballkanin Perëndimor, të identifikuar si pjesë e analizës së vazhdueshme të të dhënave të Sky ECC.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?