Celibashi i përgjigjet opozitës për zhvendosjen e QV të mbi 1 milion votuesve

Aktualitet

Pjesëmarrja në zgjedhje, kreu i KQZ optimist: Presim mbi 1.6 milionë votues. Celibashi i përgjigjet opozitës për zhvendosjen e QV të mbi 1 milion votuesve

Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi pohoi në emisionin “Pa Censurë”, se atij nuk i ka ardhur njoftimi në shtëpi nga bashkia për vendin e votimit dhe numrin e votuesit, por ai beson se fushata e kryer nga KQZ është ndër më të mirat për informimin e zgjedhësve dhe pjesëmarrja do të jetë e lartë. “Nuk mund te jap një parashikim, por pritshmëria është që kjo pjesëmarrje të jetë më e lartë se 1.6 milionë votues”- u shpreh zoti Celibashi gjatë intervistës për emisionin “Pa Censurë, në RTSH. Në zgjedhjet e fundit parlamentare të 2021 morën pjesë 1.66 milionë votues. “Sllogani ynë është Voto që të dëgjohesh. Nëse nuk voton, nuk të dëgjon njeri”- tha zoti Celibashi, i cili iu përgjigj edhe shqetësimit të opozitës për ndryshimin e qendrës së votimit për mbi 1 milionë votues. Komisioneri shtetëror për Zgjedhjet e konfirmoi këtë numër, por ai tha se nuk ka vend për shqetësim. “Nuk ka ndryshime të adresës së vendndodhjes së QV. Ka lëvizje brenda për brenda fraksioneve. Pra, mbetet e njëjta shkollë përshembull, por mund të ndryshojë kati ku ndodhet qv brenda të njëjtës shkollë.”. Zoti Celibashi tha se ky ndryshim ka ndodhur, pasi listat e votuesve tani hartohen sipas kodit të vendbanimit të votuesit dhe më pas renditen sipas mbiemrit. Në lidhje me detyrimin e Kodit Zgjedhor për njoftimin e qytetaraëve për QV dhe numrin e votuesit nga njësia bashkiake, zoti Celibashi pranoi se ka anomali. “Nuk e kam iluzionin që çdo zgjedhës është njoftuar. Për hir të së vërtetës nuk besoj se është e mundur që çdo zgjedhës të lajmërohet individualisht. Nga të gjitha bashkitë është raportuar se ky proces është kryer nga 70-100%. Psh, unë nuk jam njoftuar, por di që komshinjtë e mi janë njoftuar”- tha kreu i KQZ-së për emisionin “Pa Censurë” në RTSH.

Partitë shpenzojnë më shumë sesa raportojnë”, kreu i KQZ: E pamundur të gjurmojmë paratë në zgjedhje

Sa të besueshme janë zgjedhjet e 14 majit, kur koalicioni më i madh opozitar nuk ka numërues në gjysmën e vendit? Kryetari i KQZ-së dha një përgjigje direkte për emisionin “Pa Censurë” në RTSH. “Janë po aq të besueshme sa ata të mos kishin asnjë numërues dhe as në parti politike të mos kishte asnjë numërues. Garancia mbi integritetin e procesit të numërimit nuk lidhet me faktin që partitë politike kanë apo jo nunërues. Se çfarë do të duhet të thonin 40 subjekte që s’kanë numërues fare në zgjedhje, që nuk jane të sigurta për numërimin? Jo! Ato kanë siguri, sepse procesi ka treguar se edhe kur nuk janë nuëmruar mirë, kanë qenë aq pak, sa nuk kanë patur ndikim në rezultat. Pas 2021, askush nuk e ka vënë në dyshim integritetin e numërimit dhe nxjerrjes së rezultatit.”- tha zoti Celibashi. Gjatë intervistës për emisionin “Pa Censurë”, kreu i KQZ-së konfirmoi dijeninë se deri më sot partitë politike nuk i kanë marrë fondet e fushatës, por tha se nuk ishte ai përgjegjësi. “Nuk është një çëdjtje e KQZ. Ne kemi bërë atë që duhej të bënim. E miratuam vendimin sesa lekë i takonte secilës parti, 1 ose 2 ditë pas miratimit nga Parlamenti të buxhetit. Ky fond nuk i shkon KQZ. Kjo është çështje e thesarit, e buxhetit të shtetit”- u shpreh Celibashi, i cili tregohet i kujdesshëm për t’i dhënë përgjigje pyetjes se me çfarë parash po e bëjnë fushatën partitë politike. “Është pyetje shumë e mirë për ta. Pas përfundimit të zgjedhjeve, 60 ditë pas, është pyetje shumë e mirë për ne”- tha zoti Celibashi, i cili ka kompetencë mbikqyrjen dhe monitorimin e financimit të partive politike në zgjedhje. Megjithatë ai e ka një përgjigje realiste, kur pyetet, nëse u beson partive, kur ato dorezojnë dokumentat në KQZ. “Ndoshta mund të jem pak naiv, por jo aq dhe besoj që shpenzohen më shumë sesa raportohen, por sa kohë që nuk ke një mekanizëm për ta vetifikuar këtë ligjërisht, atëherë do të duhet t’i besosh atij mekanizmi që është ndërtuar për të bërë verifikimin”- tha kreu i KQZ-së në emisionin “Pa Censurë”, në RTSH.

Partitë, pengesë për votën e emigrantëve, Celibashi: Parlamenti të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Duhet ligj i ri deri në nëntor.

Kryetari i KQZ Ilirjan Celibashi i kërkoi Parlamentit të përmirësojë logjin për zgjedhjet deri në nëntor për t’i hapur rrugë ushtrimit të së drejtës kushtetuese për votim nga emigrantët në vendet ku jetojnë. Zoti Celibashi e preku këtë çështje, kur u pyet nga gazetarja Elona Meço për arsyet pse emigrantët nuk votojnë dot akoma, megjithëse në Kod ka procedura të shkruara për këtë proces. “Ne kemi patur të gjithë angazhimin ta realizonim në zgjedhjet e 2021-shit këtë proces, por mungesa e konsensusit nga partitë politike, që në gjykimin tim është kusht sine qua non që ky proces të zhvillohej, bëri që të mos realizohej votimi nga jashtë.”. Në lidhje me zgjedhjet aktuale, zoti Celibashi ia delegoi sërish politikës përgjegjësinë e mohimit të së drejtës së emigrantëve për të votuar aty ku jetojnë. “I rifilluam përpjeket për ta realizuar këtë proces, por kur Gjykata Kushtetuese konstatoi se Kodi ka boshllëqe në lidhje me aspektin rregullator të votimit nga jashtë dhe ka urdhëruar Kuvendin e Shqipërisë të plotësojë këto boshllëqe brenda 1 viti, që përkon me nëntor 2023. Pa ndodhur kjo, KQZ nuk ka çfarë të bëjë.”- u shpreh zoti Celibashi në intervistën me gazetaren Elona Meço për emisionin “Pa Censurë”, në RTSH.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?