Rama ofendon në Vlorë kandidatin e Opozitës/ Ka zgjedhur më budallain për kandidat për Bashkinë e Vlorës

Politike
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vlorëm, ku po zhvillon takim me qytetarët e ku ka kërkuare që të mbështetet kandidati i PS Ermal Dredha.

Rama as në këtë takim nuk ka kursyer ofendimet ndaj kundërshtarit, duke thënë “opozita ka zgjedhur më budallain për kandidat në Bashkinë e Vlorës”.

Kujtojmë që kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Vlorë është Hysni Sharra.

“Për herë të parë kam ndjerë respekt për leskon sepse ëndërron të bëhet kryetar po nuk ka vënë kadidaturën vetë por ka gjetur më budallain e Vlorës për ta bërë kandidat të asaj opozitës, më budallain, më budalla në Vlorë me qiri nuk e gjen dot. Dhe për këtë dua ti them leskos respekte, se këtu nuk kruhesh dot me socialistët, por vure atë për të thënë se nuk kishe çtë bëjë se ishte fare dërrasë. Ka shumë jo pak demokratë që janë njerëz të mençu e të zotë, por atyre nuk do u vi kurrë radha që tu thotë kampi i tyre hajde na drejto, sepse sa më budalla të jesh aq më i vlefshëm je për ata.

Kundër atyre për të cilët aleatët tanë e thonë troç që janë të padëshirushëm. Kjo nuk ka lidhje me partinë kjo ka lidhje sa me Bashkitë, që këtë Vlorë s’kemi diskutime. Njerëzit do votojnë kë do marrin në punë se kush u pastron rrugën se rruga nuk është as e majtë as e djathtë. Dhe për këto punë historia e ka treguar se kush vë socialistët në [unë shërbehet dhe puna bën diferencën. Kush vë ata në punë mbytet nga plehrat. Nuk ka një rast të vetëm që nga ‘92 që ata të mund të na tregojnë se kanë bërë ndryshim” tha Rama ndër të tjera.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?