Berisha: “Këmba ime nuk shkel në SHBA, sa të jetë Blinken në detyrë”

Aktualitet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk do  të shkelë nëë SHBA, sa të jetë në detyrë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Ai u shpreh se do të vijojë me padinë në gjykatë deri në fund të jetës, sa i përket vendimit të Sekretarit të Shtetit Amerikan për shpalljen “non grata” të tij dhe kërkesën për falje, që sipas tij Blinken nuk do të bëjë kurrë.


 

“Nuk kam kërkuar kurrë të hiqet “non grata”, por sa të jetë Blinken në detyrë nuk shkel kurrë në SHBA. Unë nuk kam kërkuar kurrë që të hiqet kurrë ky vendim, e kam hedhur në gjyq për shpifje sekretarinë shtetit. Kam deklaruar se sa të jetë ai në detyrë unë nuk do shkel kurrë në atë vend.

Do të vazhdoj padinë në gjykata deri në ditën e fundit time, sepse ai ka marrë një vendim korruptiv të bazuar mbi vendimin korruptiv të Soros e Ramës dhe tani del mafia McGonigal me kompani. Unë kam zgjedhur sallën e gjyqit dhe kërkesën për ndjesë publike nga sekretari i shtetit që nuk ta bëjë kurrë se ata që marrin vendime të tilla arroganca nuk i lejon të ndërmarrin.”-  nënvizoi Berisha në intervistën në A2Cnn.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?