Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me mjekët dhe infermierët e Matit dhe Klosit, ku është shprehur fillimisht se më në fund është realizuar dëshira e kahershme për rritjen e pagave për mjekët në veçanti.
Rama shton se rritja e pagave për mjekët me 20 mijë lekë për mjekët në tërësi dhe me 15 mijë lëke për infermierët, na barazon me Rajonin.
Ai falënderoi në veçanti mjeket që kanë vite që punojnë në kushte mizerabël, por tanimë kushtet janë përmirësuar dhe sipas kryeministrit është më e kënaqshme ta ushtrosh profesionin
Rama theksoi se qëllimi i tij është që mjekët këtu të jenë barabate me ata në Gjermani, jo përsa i përket pagës, por për atë që u mbetet në fundin e muajit.
“Në rrogën që merrni tani do keni rritjen e parë, Prill me Prill ju do merrni shtesën tjetër dhe faktikisht paga bazike do t’ju rritet 20 mijë lekë të reja që natyrisht varion sipas vjetërsisë, orëve.
Dhe për infermierët 15 mijë lekë dhe me këto rritje ne jemi në nivelin e lartë të rajonit, nuk kemi më sakëlldinë e madhe dhe të ulim kokën e të themi obobo jemi në fund. Nëse do kemi mundësi të reja patjetër që do rrisim pagat sepse rritja e të ardhurave për frymë thuajse është dyfishuar, por pa e çuar në 10 mijë euro për frymë ne nuk e kemi detyrën të përmbushur, por si fazë zhvillimi kështu duhet të përmbyllet.
Pa e çuar në 60 mijë lekë pagën minimale prapë nuk e kemi bërë detyrën, por për këtë duhet të rrisim ekonominë, ju e patë raportin e fundit të Bankës Botërore sepse kemi ende të pashfryëzuar turzimin. Sot kemi të gjitha kapacitetet e prenotuara dhe patjetër aspekti tjetër është energjia, duke arritur të bëhemi sovranë më pas ato para do mbeten këtu dhe do investohen dhe do të rishpërndahen dhe nëse drejtuesja e qarkut tuaj do arrijë të na e çlirojë naftën dhe gazin nga kuçedra atëherë ne jemi komplet në një nivel tjetër.
Shpresoj shumë që ne do mund të krijojmë akoma më shumë hapësira që mjekët specialistë të jenë prezentë në të gjithë territorin, duam t’i japim çdo mjeku mundësi të barabarta me Gjermaninë. Jo asaj që merr në fillim po asaj që ngel në fund të muajit. Atje është rroga patjetër, por pastaj është hape xhep. Atje nuk e ke shtëpinë afër, atje nuk të presin prindërit, shtëpinë edhe po e more e merr me nja 5 të tjerë se nuk e përballon dot etj etj.
Që mos të flasim pastaj se atje me dasht me pi një kafe tamam kafe, merr lek sa të dush nuk e gjen siç e gjen këtu. Muhabetin në kafe pastaj harroje fare, kështuqë…Jo po janë pjesë të jetës këto, nuk është njeriu robot, ul kokën puno dhe pastaj shko i rraskapit në shtëpi dhe vetëm flej gjumë se do çohesh të nesërmen dhe ndërkohë s’del dot nga shtëpia se po dole do paguash sa del. Jeta atje është tmerrësisht e shtrenjtë, nuk është më as Gjermania as Italia e viteve ’90, po ikin italianët nga Italia“, u shpreh Rama.