Akuzat e Berishës për vrasjen e biznesmenit në Lezhë, Ulsi Manja: Neveri për këto deklarata!

Aktualitet

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka  deklaruar sot se Këshilli i ministrave ka miratuar rritjen e pagës s për punonjësit e policisë së burgjeve dhe për punonjësit e sistemit shëndetësor në burgje.

Ai u pyet lidhur me akuzat e opozitës  për vrasjen e  biznesmenit Ardian Nikulaj dje në Lezhë, duke  u shprehur se ndjen neeveri dhe përçmim për këto deklarata.

Ai iu bëri thirje organev ligjzbatuese që të zbardhin sa më parë këtë ngjarje të rëndë.

 

Manja: Do të ketë një rritje pagash për punonjësit e policisë së burgjeve dhe pë punonjësit e sistemit shëndetësor. Është një rritje page në dy faza, rritje e menjëhershme duke filluar nga data 1 prill dhe pjesa tjetër vitin tjetër.Në këtë mbledhje u miratuan disa akte të rëndësishme. Akti i parë projektligji për arbitrazhin në RSH, ky projektligj im  një punë disavjeçare. Ndihmon në konsolidimin e shtetit të së drejtës. Ne i japim mundësi biznesit që të zgjidhë mosmarrëveshjet, duke u bazuar në autonominë e vullnetit të palëve, është një zgjidhje e shpejtë.

Akti i dytë ka të bëjë me përcaktimin  e procedurës dhe mënyrën e pagesës së zyrave vendore të partive politike. Këto do të jenë partitë që kanë marrë 1% të votave. Ne kemi përcaktuar dhe  mënyrën e pagesës dhe qirasë. Akti tjetër ka të bëjë me ngritje e Task Force për ruajtjen e monitorimin në administratën publike në mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve të 14 majit.

Pyetje: Akuzat për vrasjen në Lezhë?

Manja:  Dua të shpreh ngushëllimet dhe gjithë solidaritetin tim në këtë ngjarje të trishtë. Në  radhë të parë jemi shqiptarë dhe pse mund të jemi kundërshtarë politikë, por duhet të bashklohemi në një kërkesë: zbardhjen e sa më parë të ngjarjes dhe vënien para drejtëisë së autorëve.



 

Lidhur me akuzat e djeëshme, unë dua të them se ndjej njeveri dhe përçmim sepse janë të njëjtët njerëz që nxitjen e përçarjes dhe përdorimin e viktimave për qëllime përftimi politik, e kanë patur pjesë të ADN-së këtu e 32 vite përpara. Është momenti të ftoj organet ligjzbatuese që një orë e më përpara të zbardhin këtë ngjarje dhe autorët të dalin para drejtësisë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?