Aktualitet

Majko: Nuk blihen hasjanët për “ilaç” rrobash, është harram në natë fetare

Deputeti socialist Pandeli Majko ka reaguar një ditë pas denoncimit të bërë bga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Miftar Dauti, se rivali i tij Halit Mulaj po blintevota me 21 pako me ushqime.

Përmes një positmi në rrjetet sociale Majko kritikon të gjithë ata që sipas tij “trilluan” skenarin e blerjes së votave me pako ushqimore.

Majko shkruan se blerja e votave nuk ndodh në një natë fetare dhe në gjuhën e fesë do të quhej “harram”.

Ai shton se votat nuk blihen një muaj para zgjedhjeve por jav e fundit dhe sipas tij “profesionistët”këtë gjë e dinë. Ndër të tjera ai thotë se hasjanët nuk blihet për “ilaç”rrobash.

Postimi i plotë:

REAGIM

Në Has, natën e shenjtë të Kadrit aludimet se kandidati i Partisë Socialiste po blinte vota me 21 pako me ushqime, kanë marrë të tatepjetën! Fantazia nuk ka limit, sa ka media që ju kanë dhuruar sot titullin kryesor!

Në se lajmi që në një natë të shenjtë po “blehen” vota do të ishte e vërtetë, ajo në gjuhën e fesë quhet Harram!

“Profesionistët” e blerjes së votës e dinë se kjo, ndodh javën e fundit të fushatës!

Blerja e votës, nuk ndodh në një natë fetare! Vota, nuk blehet një muaj para datës së zgjedhjeve! Nuk blihen hasjanët për “ilac” rrobash!

Megjithatë, cdo akuzë ka kuptim edhe kur fyen qëllimin e natës së shenjtë! Për këtë ka një ligj të shkruar! Ai është për cilindo sot edhe nesër!

Hasjanët do vendosin me votë!

Vetëm përpara!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?