Raketa më e fuqishme e zhvilluar ndonjëherë, Starship është gati të provojë një lëshim të parë.
Lëmishim i parë i kësaj rakete pritet të bëhet me kompaninë SpaceX e sipërmarrësit amerikan Elon Musk. Ajo qëndron pothuajse 120 m (400 ft) e lartë dhe është projektuar të ketë pothuajse dyfishin e shtytjes së çdo rakete në histori.
Raketa pa ekuipazh do të niset nga Boca Chica në Teksas. Synimi është të dërgohet shkalla e sipërme e automjetit në drejtim të lindjes, për të përfunduar pothuajse një qark të globit. Musk ka apeluar që të gjithë të zbusin pritshmëritë e tyre. Nuk është e pazakontë që një raketë të përjetojë një lloj dështimi në daljen e saj fillestare.
“Është lëshimi i parë i një rakete shumë të komplikuar, gjigante, kështu që mund të mos lëshohet. Ne do të jemi shumë të kujdesshëm dhe nëse shohim ndonjë gjë që na shqetëson, ne do ta shtyjmë lëshimin,” tha Musk në Twitter.