SPRINT NEWS ALBANIA

Sport

Ngjarje e frikshme në Romë! Imobile përfshihet në një aksident automobilistik

Një ngjarje e frikshme kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në Romë. Kapiteni i Lacios, Ciro Imobile së bashku me vajzat e tij është përfshirë në një aksident automobilistik.

 

Sipas informacioneve të para, një tramvaj po kalonte Ponte Matteotti, që lidh lagjen Flaminio me atë të

Pratit, pak kilometra larg stadiumit Olimpik.

 

Tramvaji kaloi me semafor të kuq dhe u përplas me makinën e futbollistit duke e shkatërruar atë.

“Për fat jam mirë, vetëm më dhemb pak krahu”, tha kapiteni i Lacios.

 

 

Në aksident janë përfshirë edhe makina të tjera ndërsa shtatë persona janë transportuar me ambulancë në spital. Vajzat e futbollistit janë larguar me mbajtëse në qafë drejt spitalit./ Panoramasport

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?