Berisha mbërrin në stadiumin “Air Albania”, pritje elektrizuese nga demokratët

Aktualitet Politike

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha sapo ka mbërritur në stadiumin “Air Albania” për të çelur fushatën elektorale të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Mitingu elektoral nisi rreth orës 12:40, ndërsa përkrahësit e Berishës, Metës dhe ata të PDK-së e PBDNJ-së u futën më herët në stadiumin “Air Albania”.

“Ndryshimi fillon nga duart e tua”, është edhe slogani i publikuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. I pari që erdhi në stadium ishte kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe pak pas tij mbërriti ish-kryeministri Sali Berisha.

Ky i fundit pasi takoi me radhë të 61 kandidatët për kryebashkiakë për këto zgjedhje lokale, Berisha u pozicionua pranë vendit në stadium, afër aleatit të tij, Ilir Meta.

Stadiumi u elektrizua nga mbërritja e Berishës dhe parakalimi përpara të pranishmëve.

Momenti kur Sali Berisha përshëndet demokratët:

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?