Alexei Navalny në gjendje të rëndë shëndetësore

Bota

Alexei Navalny, politikani më i shquar i opozitës ruse, është përballur me dhimbje të forta stomaku në burg që mund të jenë rezultat i helmit me veprim të ngadaltë.

Aleati i Navalny, Ruslan Shaveddinov tha se një ambulancë u thirr javën e kaluar në koloninë penale të sigurisë maksimale IK-6 në Melekhovo, ku ai po mbahet.

“Situata e tij është kritike, të gjithë jemi shumë të shqetësuar”, tha Shaveddinov për Guardian në një intervistë.

Nuk kishte asnjë përditësim për gjendjen shëndetësore të Navalny që kur mbërriti ambulanca, tha Shaveddinov, sepse “autoritetet e burgut po bëjnë gjithçka që është e mundur për ta izoluar atë”.

46-vjeçari është duke vuajtur dënime prej 11 vitesh e gjysmë për akuza përfshirë mashtrimin dhe përbuzjen e gjykatës, të cilat grupet e të drejtave të njeriut thonë se u krijuan për t’i mbyllur gojën.

Shqetësimet për shëndetin e Navalny janë rritur muajt e fundit dhe kanë çuar në një peticion të rrallë në fillim të këtij viti nga një grup ligjvënësish dhe mjekësh rusë, të cilët kanë përdorur emrat e tyre të plotë për të kërkuar që ai të marrë kujdes më të mirë mjekësor, pavarësisht rrezikut për ta.

Shaveddinov tha se besohet se Navalny po helmohej ngadalë. “Teoria jonë është se ata po e vrasin gradualisht, duke përdorur helm me veprim të ngadaltë i cili aplikohet përmes ushqimit”, tha ai.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?