Rruga përmbytet nga shiu, kryetari i Njësisë Administrative: Epo nuk jemi në Zvicër këtu!

Aktualitet

Erion Selgjekaj kryetari i Njësisë Administrative Rrethinat, thotë për gazetarët e Fiks Fare se investimet janë primare për rrugët kryesore dhe për degëzimet bashkia e tyre nuk ka fonde.


 

Në një bisedë jashtë kameras ai shprehet se nëse do t’i dërgonte gazetarët në lagje të tjera, këta të fundit do të shihnin “gazep me sy”.

Por për rrugën e lagjes Golem, ai thotë se mirëmbahet dhe shtrohet herë pas here me çakull, ky cikël kryhet rregullisht 2 herë në vit.

I pyetur nga gazetarët se çfarë do të bëhej me shtëpitë e banorëve në kohë me shi pasi uji u futet breda, me buzëqeshje ai thotë “Nuk jemi në Zvicër”.

Për më tepër ndiqni videon:

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?