Panik në Selanik! Merr flakë autobusi që transportonte nxënës shkolle
Një autobus që transportonte nxënës shkolle është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Selanik të Greqisë.
Mediat greke shkruajnë se në autobus kanë qenë 52 nxënës shkolle dhe se zjarri ka rënë ne pjesën e pasme të autobusit. Drejtuesi I mjetit ka vënën re flakët dhe ka lajmëruar zjarrfikësen e qytetit.Fatmirësisht asnjë prej nxënësve nuk kanë pësuar lëndime. Aktualisht për çështje sigurie ata janë transferuar për në Mecovë, një zonë afër qytetit të Selanikut.
Total 0 Votes
0
0

