Ministrja e Ugandës arrestohet për vjedhje llamarinash

Bota
Një ministër i kabinetit të Ugandës do ta kalojë Pashkën në burg pasi u akuzua për një skandal që përfshin vjedhjen e mijëra fletëve të llamarinave që përdoren për çati. Ato ishin të destinuara për komunitetet vulnerabël në rajonin verilindor të Karamojës.

Mary Goretti Kitutu Kimono, ministre për rajonin, deklaroi se ishte e pafajshme por iu mohua lirimi me kusht nga gjykata. Të paktën edhe dhjetë figura të tjera të larta të qeverisë supozohet se kanë marrë një pjesë në vjedhjen e llamarinave.

Këto përfshijnë nënpresidentin, kryeministrin, kryetarin e Kuvendit dhe ministra të tjerë, sipas inspektorit të përgjithshëm të qeverisë.

Një komision parlamentar që po hetonte skandalin e korrupsionit ka zbuluar se 14,500 fletë llamarinash mungonin. Kryeministri ka kërkuar falje dhe u ka kërkuar zyrtarëve të tjerë që të kthejnë ato, kryetarja Anita Among u shpreh se i kishte kthyer ato që kishte marrë.

BBC raporton se një ministër kohët e fundit u detyrua të hiqte disa nga çatia e kasolles së tij të dhive, raportuan mediat lokale. Rajoni i Karamojas në Uganda është përballur për dekada me thatësira të vazhdueshme dhe përmbytje kur bie shi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?