Politike

Berisha në Kukës: Ky entuziazëm po dridh nga themelet pallatet e pushtetit të krimit.

NJOFTIM PËR SHTYP

Berisha në Kukës: Ky entuziazëm po dridh nga themelet pallatet e pushtetit të krimit. Më 14 maj është dita juaj, dita e lirisë

Të dashur qytetare dhe qytetarë të Kukësit, demokrate e demokratë kuksiane e kuksianë, mirënjohjen më të pakufishme për këtë pritje të jashtëzakonshme, për mbështetjen tuaj.
Përshëndetjet më të përzemërta për kuksianet e kuksianët kudo që janë sonte në Kukës në këtë trevë, në Shqipëri dhe diasporë.
Përulem me nderimin më të madh, me mirënjohjen më të thellë për këtë mbështetje tuajën, përulem me nderimin më të madh për virtytin tuaj, shpirtin tuaj liridashës, mbështetjen që i keni dhënë në të gjitha kohërat, Shqipërisë dhe kombit shqiptar, rroftë Kukësi.


Ky entuziazëm i juaji shënon, shënon, apo paraqet mesazhin më të fuqishëm që ju përcillni në të 4-anët e Kukësit dhe të Shqipërisë, mesazhin e fitores me 14 maj, mesazhin e triumfit të triumfit të lirisë, mesazhin e rikthimit të pluralizmit, mesazhin e firmosjes drejt të ardhmes, rrofshi ju, rroftë Kukësi.
Ky entuziazëm, ky shpërthim energjie po dridh nga themelet, pallatet e krimit, pallatet e pushtetit të krimit, 14 maji është dita e juaj, është e lirisë, është dita e fitores. Ata që u përpoqën, ata që u përpoqën të ju përjashtojnë ju nga zgjedhjet, ata do të marrin ndëshkimin e lirisë, ata do të marrin turpin e historisë. Asgjë nuk na mposhtë ne, ne jemi këtu sepse idealet tona janë të pamposhtura, sepse idealet e lirisë nuk mposhten kurrë.
Sa herë menduan se na përcollën, gabuan rëndë, në çdo rast u rikthyem më të fuqishëm se kurrë më parë.
Admir Sinamati me një grup shokësh në 1997, nisi betejën në grevën e urisë, qëndruan, i mposhtëm me votën e lirë, fituam, qëndruam tani, do ti mposhtim, do të fitojmë.
Kam ardhur shpesh tek ju, por kësaj here vij tek ju më krenar se kurrë, sepse paraqes para jush kandidatin për kryetarin për bashkinë e Kukësit, jo të propozuar nga Sali Berisha, jo të propozuar nga kryesia e partisë, por të propozuar nga demokratët dhe demokratet e Kukësit me votën e tyre të lirë.

NJOFTIM PËR SHTYP

Berisha: Rama protestoi kundër Rrugës së Kombit. Ftoj çdo emigrant të vijë më 14 maj dhe të firmosë ndryshimin

Miqtë e mi!
Ata që jetuan në diktaturë, ata e dinë mirë se liria po të kishte një emër të dytë do të quhej dinjitet, se dinjiteti është thelbi i lirisë. Me Admir Sinamatin, ne kemi respektuar dinjitetin tuaj, lirinë tuaj. Me Ismail Ukën, me Myftar Dautin, me Besnik Dushën, me Arjan Hoxhën me të gjithë kandidatët tanë në të gjithë Shqipërinë.
Krahasoni ata, krahasoni këta me kanditatët me shumë emra.
Tani që po vija tek ju, përtej tunelit në Fanë, takova një grup mirditorësh të cilët kishin takim elektoral me Albert Melyshin, kandidatin tonë. Një çift nga Kosova u ndal dhe kërkoi të bënim një fotografi, më falënderuan për rrugën; u thashë falënderoni edhe këta burra që janë këtu me mua. Dhe u rikujtova se si Edi Rama, i nisi deputetët me jorganë e batanije, e jastëkë, për të shpallur grevë urie në tunel, por ata i përzunë, i përzunë, shkoni i thanë se nuk jeni shqiptarë ju që doni të bllokoni ndërtimin e tunelit.
Sot kudo ka një atmosferë të jashtëzakonshme, sot kudo demokratët dhe mbështetësit e tyre janë në këmbë, sot epërsia morale është me besimtarët e Zotit, besimtarët e lirisë.
Ndaj dhe ju ftoj ju me 14 maj, ftoj çdo qytetare dhe qytetar i këtij rrethi, ftoj emigrantët tanë nga ky qark, kudo që janë, nga Shqipëria kudo që janë, të vijnë në 14 maj dhe të firmosin fitoren, të firmosin ndryshimin. Ftoj çdo socialist, çdo paparti të bashkohet me ne në këtë betejë.
Falënderoj para jush, Arif Rexhmatin, demokratët të tjerë të cilët refuzuan, dhe i dhanë mbështetjen dhe do i japin mbështetje kandidatit të primareve, liria na bashkon, liria na bashkon, liria na bashkon.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?